KOSOVARI.EU.TT - Per tė gjith...

HOME | Histori                                              

 
Historia e Kosoves
 

Kosova ėshtė njė territor hapsinor gjeografik kompakt edhe nė aspektin demografik, gjuhėsor, historik dhe ekonomik.

Shtrihet midis 41° 53’ e 43° 16’ tė gjersisė gjeografike veriore dhe 19° 59’ e 21° 16’ tė gjatėsisė gjeografike lindore. Ka njė sipėrfaqe prej 10.887 km2 me 2.218.000 banorė. Nė veri kufizohet me Serbinė, nė lindje me Maqedoninė, nė jug me Shqipėrinė dhe nė perėndim me Malin e Zi, duke zėnė pjesėn qendrore tė Gadishullit Ballkanik (Ilirik).

Kosova lidhet me shtetet fqinje dhe me regjionet tjera gjeografike mė tė largėta me grykat lumore tė Ibrit nė veri, tė Lepencit mė juglindje, tė Drinit tė Bardhė nė jug, tė Bistricės sė Pejės dhe me disa qafa malore nėpėr tė cilat kalojnė rrugėt qė ēojnė nė detin Adriatik dhe nė detin Egje. Ndodhet larg detit Adriatik 277 km (Pejė – Tivar), ndėrsa largėsia nga deti Egje ėshtė 301 km /Ferizaj – Selanik). Largėsia nė mes Mitrovicės dhe Tiranės ėshtė 367 km, nė pjesėn veriore largėsia me Beogradin ėshtė 320 km, ndėrsa largėsia nė mes Nishit e Prishtinės ėshtė 121 km dhe nė mes Sofjes e Prishtinės 261 km.

Nga sa u tha del se Kosova ka njė pozitė tė pėrshtatshme gjeografike dhe gjeostrategjike. Kjo e vėrtet ėshtė vėnė re qysh heret. Nė kohėn e Ilirisė dhe mė vonė nėpėr territorin e saj kaluan rrugė me rėndėsi tė madhe tregtare e strategjike, si rrugėt Shkup – Prishtinė – Sarajevė, Prizren – Nish – Sofje – Stamboll dhe Shkodėr – Prizren – Prishtinė – Nish.

Mė vonė u bė edhe lidhja rrugore Selanik – Shkup – Mitrovicė – Beograd. Tani lidhja kryesore e Kosovės me Serbinė bėhet nėpėr rrugėn luginore tė Ibrit, me Maqedoninė nėpėr grykėn e lumit Lepenc, me Malin e Zi nėpėr Magjistralen e Adriatikut, me Bullgarinė nėpėr Qafėn e Prepellcit, kurse pėrmes Qafės sė Prushit e Drinit tė Bardhė lidhet me Shqipėrinė. Aeroporti i Prishtinės nė Sllatinė e lidh Kosovėn me aeroportet e botės.

Nė aspektin gjeomorfologjik, Kosova pėrbėhet nga tri mikroregjione tė mėdha : Fusha e Kosovės, qė shtrihet midis Mitrovicės e Kaēanikut (84 km) dhe Fusha e Dukagjinit, qė shtrihet midis Istogut e Prizrenit, kurse nė mes tyre shtrihet rrafshnalta transferzale e Drenicės.

Kosova kufizohet nė tė gjitha anėt me kurora malesh dhe vargmalesh : nė jugperėndim me malet e Sharrit (Luboteni – 2498 m) nė perėndim me Alpet Shqiptare (Gjeravica – 2656 m), me grykėn atraktive tė Rugovės, nė veriperėndim shtrihen malet e Moknės (Berimit) (1118 m), nė perėndim malet e Rogoznės (1200 m), nė veri masivi i maleve tė Kopaonikut (2018 m), nė pjesėn qendrore shtrihet masivi malor i Qyqavicės (1512 m), nė juglindje malet e Karadakut, kuse nė lindje malet e Zhegrovės.

Pozita gjeografike, shtrirja, gjerėsia dhe gjatėsia gjeografike kanė bėrė qė Kosova tė ketė klimė tė mesme tė butė kontinentale, megjithėse me ndryshime tė theksuara tė temperaturės ditore dhe stinore pėr shkak tė lartėsive tė ndryshme mbidetare. Ultėsira e Dikagjinit ka temperaturė pėr 2 – 3 °C dhe ėshtė mė ngrohtė se rrafshi i Kosovės pėr shkak tė depėrtimit tė rrymave tė ngrohta mesdhetare pėrmes luginės sė Drinit, kurse nė viset malore dominon klima tipike malore – kontinentale. Rreshjet mesatare vjetore nė Kosovė janė 600 mm/m2 (Kaqaniku), ndėrsa ato mė tė larta 1500 – 2000 mm/m2. Mbulesa e borės zgjat 40 – 60 ditė nė vit nė zonat malore tė Sharrit, tė Alpeve Shqiptare, etj.

Rrjetin hidrografik tė Kosovės e pėrbėjnė ujėmbledhėsit e Detit Adriatik, tė Detit tė Zi dhe tė Detit Egje.

Ujėmbledhėsi kryesor i Detit tė Zi ėshtė Ibri (855) km). Ky lum kalon nėpėr Mitrovicė dhe merr si degė tė djathtė lumin Sitnicė, nė tė cilin derdhen Lumi Llap dhe Lumi Drenicė.

Lepenci ėshtė ujėmbledhės i Detit Egje dhe merr me vete Lumin e Nerodimės pėr t’u derdhur nė lumin Vardar. Njėra nga dy degėt e lumit Nerodime derdhet nė Sitnicė e tutje nė Detin e Zi, kurse tjetra derdhet nė Lepenc dhe me tė nė Detin Egje, duke krijuar kėshtu bifurkacionin e njohur tė Nerodimės. Ujėmbledhėsi i Detit Adriatik, Drini (112 km) ėshtė i njohur me ujvaret e tij atraktive tė Mirushės, kurse gjatė rrjedhės merr me vete : lumin e Bistricės sė Pejės,lumin e Deēanit, Erenikun, lumin e Klinės dhe lumin Mirusha.

Nė malet e Sharrit gjinden 16 liqene natyrorė tė radhitur njėri pas tjetrit. Liqene tė tillė tė vegjėl ka nė shumė male tė larta tė Kosovės. Liqenet artificialė tė njohur tė Kosovės janė : liqeni i Gazivodės nė Ibėr, i Batllavės nė lumin Batllavė, i Graēanicės nė lumin Graēanicė, Liqeni i Livoqit, etj. Kėta liqene artificialė shėrbejnė kryesisht pėr furnizimin e qyteteve me ujė tė pijshėm dhe pėr ujitjen e tokės sė punuar.

Kosova poashtu ėshtė e pasur me ujėra tė ngrohta minerale dhe ka disa banjo tė njohura : Banja e pejės, Banjska afėr Mitrovicės dhe Banja e Kllokotit afėr Vitisė, nė tė cilat shėrohen sėmundje tė ndryshme : ishijasi, sėmundjet e lėkurės, sėmundjet reumatike, sėmundjet e stomakut, etj. Nė pjesėt gėlqerore tė Kosovės janė tė njohura pėr bukuritė e tyre edhe disa shpella nėntokėsore, si janė : Shpella e Gadimės afėr Lipjanit, Shpella e Rahovecit nė burim tė Drinit, shpellat Kisha e Madhe dhe Kisha e Vogėl nė grykėn e Mirushės etj.

Pasuritė nėntokėsore, ndėrkaq, janė potenciali mė i madh dhe faktori mė i rėndėsishėm i industrisė kosovare. Kosova ėshtė ndėr vendet mė tė njohura nė Evropė pėr prodhimin e plumbit, tė zinkut, tė argjendit etj., sidomos Trepēa afėr Mitrovicės. 

Nė Devė te Gjakova eksploatohet kromi, nė Lipjan dhe nė Kamenicė magneziti, nė Klinė boksiti, nė Han tė Elezit ēimentoja, nė Gllogoc nikeli dhe nė Obiliq afėr Prishtinės ligniti. Potencial tė madh energjetik paraqesin edhe lumenjtė e shumtė tė pashfrytėzuar dhe pyjet me njė sipėrfaqe prej 476.898 ha, tė pasura me masė tė begatshme drurore dhe faunė e florė tė llojllojshme.

Nė Kosovė jetojnė popuj tė ndryshėm, prej tė cilėve shumicėn e pėrbėjnė shqiptarėt. Dendėsia e popullsisė ėshtė ndėr  mė tė mėdhatė nė Evropė (119.41 banorė/km2) me njė shtim natyror qė arrin 36.5‰ (promil) dhe me shtim vjetor natyror 29.1 ‰ (promil).

Struktura kombėtare e popullsisė sė Kosovės ėshtė : 90% shqiptarė, 8% serbė, 1% muslimanė dhe 1% malazezė, turq dhe romė.

Shqiptarėt janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė ilirėve dhe jetojnė me shumicė nė Shqipėri e nė Kosovė, por edhe nė Maqedoninė Perėndimore, nė pjesėn juglindore tė Malit tė Zi dhe nė Kosovėn Lindore. Shqiptarėt flasin gjuhėn shqipe, e cila, si pėrkah origjina, ashtu edhe pėrkah struktura e shprehjes, dallohet nga gjuha e popukve tė tjerė qė ka pėrreth.

Ndarja administrative e Kosovės ėshtė bėrė sipas qendrave mė tė mėdha urbane si janė : Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Peja, Gjakova, Gjilani, Ferizaji, Vushtrria, etj.

Historia e shtetėsisė sė truallit tė sotėm tė Kosovės daton nga shek. V para Krishtit, kur Dardania ishte mbretėri me mbretin Longar nė krye. 

Mė 1190 u lind edhe shteti i Arbėrit, qė ishte shteti i parė mesjetar shqiptar me kryevend Krujėn e kryezot Progonin. Ai synoi t’i bashkonte krahinat shqiptare tė copėzuara, gjallėroi popullin shqiptar qė kishte tri tipare : gjuhėn, trojet dhe profilin etnokulturor. 

Shteti i Arbėrit tash 809 vjet nga themelimi ka pasur edhe flamurin me shqiponjė. Bashkimin kombėtar e synoi Karl Topa, por e realizoi Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu, i cili mė 28 Nėntor 1443 nė Krujė e ngriti Flamurin shqiptar, kurse mė 2 Mars 1444 nė Lezhė themeloi shtetin e parė kombėtar  shqiptar. Kėshtu Flamuri i Shtetit tė Arbėrit me profilin e shqiponjės mbeti nė stemėn e shtetit tė ardhshėm tė Gjergj Kastriotit.

Nė pėr shekuj Kosova pėrfshihej nė kuadėr tė konceptit Arbėri, Arbanon ose Epir. Emėrtimi Dardani (nga fjala shqipe dardhė), si koncept administrativ e gjeografik, qarkullon nė dokumentet e kohės deri nė shek.XI. Ajo ka qenė e banuar me popullatėn dardane.

Njė lloj shtetėsie nė kuadėr tė Perandorisė Osmane ishte realizuar edhe me krijimin e Vilajeteve (i Kosovės, i Shkodrės, i Manastirit dhe i Janinės). Vilajeti i Kosovės, me njė territor prej 22.900 km2 dhe me njė popullatė prej gjysmė milioni kryesisht shqiptare, ka qenė njėsi e veēantė administrative, politike e juridike. Nė vitet 1877 e 1878 njė pjesė e territorit tė kėtij Vilajeti ( 641 fshatra me mbi 160.000 shqiptarė tė Toplicės, Nishit, Branjės) e pushtuan serbėt, duke zhdukur ēdo gjurmė shqiptare.

Mė 10 qershor 1878 nė Prizren u formua Lidhja Shqiptare me qėllim tė mbrojtjes sė tėrsisė sė troheve etnike, tė ndara po at vit nė Kongresin e Berlinit. Vendimet e Kongresit tė Berlinit u rikonfirmuan pastaj mė 1913 nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr dhe nė Konferencėn e Versajit mė 1919, kur Fuqitė e Mėdha sėrish vendosėn qė 50 pėr qind e trojeve dhe tė popullsisė shqiptare tė mbesin nėn juridiksionin e Mbretėrisė SKS.

Nė kohėn e luftės sė Dytė Botėrore (1941-44), nė Malėsinė e Gjakovės u mbajt Konferenca e Bujanit mė 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, me ē’rast u miratua Rezoluta e njohur me tė cilėn, pas luftės, sanksionohej e drejta e shqiptarėve pėr vetėvendosje dhe pėr bashkim me Shqipėrinė. 

Pas mbarimit tė luftės, ndėrkaq, kjo rezolutė, edhe pse e garantuar nga Kėshillat e UNĒ tė Shqipėrisė e tė Jugosllavisė dhe nga Aleanca e Fuqive tė Mėdha, u anulua nė Konferencėn e Prizrenit (8-10 shkurt 1945), nė tė cilėn u vendos, pa vullnetin e shqiptarėve, qė Kosova t’i aneksohej Serbisė Federale.

Nė kohėn prej aneksimit e gjer nė vitin 1966, kur u mbajt Plenumi i Brioneve, nė Kosovė u intensifikuan gjithnjė mė shumė dhuna dhe terrori shtetėror serb mbi shqiptarėt. 

Nė rrjedhėn e ngjarjeve, qė shėnuan kulmin e represionit dhe terrorit tė asaj kohe, janė pėr t’u pėrmendur : vendosja e administrimit ushtarak (shkurt ’45), kur vetėm nė Drenicė u vranė 4.000 veta dhe u dogjėn mbi 20 fshatra ; tragjedia e Tivarit (prill ’45), ku u masakruan mbi 3.500 shqiptarė tė mobilizuar ; shpallja e Rezolutės sė Byrosė Informative (qershor ’48), qė u mor si pretekst pėr torturime brutale, pėr arrestime dhe pėr likuidime fizike e politike tė qindra shqiptarėve ; aksioni i mbledhjes sė armėve (1955-’56), me ē’rast u keqtrajtuan brutalisht 30.000 shqiptarė dhe vdiqėn nga torturat mbi 100 veta.

Tė gjitha kėto dhe forma tė tjera tė dhunės e tė terrorit shtetėror serb bėnė qė vetėm brenda viteve 1953-’63 tė shpėrngulen nga Kosova pėr nė Turqi mėse 356.000 shqiptarė, qė ishte edhe qėllim parėsor i politikės hegjemoniste serbe.

Pas Plenumit tė Brioneve (1966) filloi njėfarė frymėmarrje pak mė e lirė pėr shqiptarėt. Mė 1974 Kosova fitoi subjektivitetin kushtetues, kurse shqiptarėt individualitetin e vet nė suazat e Federatės multinacionale tė ish RSFJ-sė. 

Kėshtu periudha 1974 – 1990 e karakterizon Kosovėn me pozitė tė barabartė me Republikat e tjera. Me Kushtetutėn e RSFJ-sė dhe me Kushtetutėn KSAK-sė, Kosova pėrcaktohet si njėsi e mėvetėsishme politike – territoriale, element konstituiv i federalizmit Jugosllav. 

Kosova ishte plotėsisht e pavarur e sovrane nė sferėn e kushtetueshmėrisė e atė legjislative, nė sferėn e organizimit e tė mvetėsisė territoriale, nė sferėn e mbrojtjes sė kushtetueshmėrisė, ligjshmėrisė e mardhėnieve ndėrkombėtare, nė sferėn financiare-ekonomike dhe nė atė tė ruajtjes sė rendit e siguriė, tė mbrojtjes popullore etj.

Mė 23 mars 1990 Serbia anuloi Kushtetutėn e vitit 1974, duke rrėnuar kėshtu subjektivitetin e Kosovės dhe duke ua marrė shqiptarėve me dhunė tė gjitha tė drejtat pėr vetėvendosje. Nė Kosovė u vendos regjimi ushtarako-policor dhe u bė deinstitucionalizimi politik e juridik i saj.

Mė 2 korrik 1990 Kuvendi i Kosovės miratoi Deklaratėn Kushtetuese me tė cilėn u shpall pozita e re kushtetuese e Kosovės mbėshtetur mbi tė drejtat sovrane tė popullit tė saj pėr vetėvendosje. Mė 7 shtator 1990 Kuvendi i Kosovės miratoi Kushtetutėn e republikės sė Kosovės, me tė cilėn Kosova u shpall Shtet Demokratik i kombit shqiptar dhe i gjithė qytetarėve tė barabartė qė jetojnė nė tė pa dallim kombi, feje e gjinie. 

Mė 24 maj 1992 dhe mė 22 mars 1998 u mbajtėn zgjedhjet e para dhe zgjedhjet e dyta pėr deputetė tė Kuvendit dhe pėr kryetar tė Republikės sė Kosovės.

Ajo qė u tha mė sipėr dhe shumė prova tė tjera dėshmojnė pėr tė drejtėn e ligjshme tė popullit shqiptar qė tė jetojė i lirė dhe i pavarur nė trojet e veta. Kjo e drejtė ėshtė e pėrcaktuar dhe e garantuar me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara pėr vetėvendosje tė popujve.

 

 

 All Rights Reserved

Tė gjith drejtat jan tė rezervuara. Ndalohet publikimi, nė qdo far menye, i pa autorizuar ketij materiali. Falemenderoj tė gjith per mirkuptim dhe deshioj respekt.