KOSOVARI.EU.TT - Per tė gjith...

HOME | ku gjindet...                      

 
Pozita dhe madhėsia
 
Pėr tė gjithė ata qė nuk din se ku shtrihet Opoja si teritor gjeografik vertetojm se ajo shtrihet ne skajin jugor te Dukagjinit dhe eshte ne kufirin me Shqiperin dhe me Maqedonin.Ne pjesen veriperendimore, veriore dhe veri lindore, permes pjeseve kodrinore te Cylenit, ndahet nga teritori i komunes se Prizrenit. Ky kufi niset diku ne bjeshken e Zhurit qė ėshtė pjes e Koritnikut, skajeve te malit tė Brrutit qė ndan nė malin e Billushės, vazhdon skajeve tė malit tė Zgatarit, qė ndanė nė atė tė jeshkovės dhe tė Lybeqevės, pastaj skajeve tė malit tė Blaēit qė ndan me malin e Lezit dhe nė fund skajeve tė malit tė Zaplluxhes qė ndan nė atė tė Lezit dhe tė Stuxhės. Nga pjesa juglindore dhe lindore, permes kurorave te malit tė Sharrit kufizohet me teritorin e maqedonis. Ndėrkaq nga perendimi e jug perendimi, malet Galaiq dhe Koritnik e ndajnė kufirin me Shqipėrin.
Opoja ka njė siperfaqe 126 km². Me kete siperfaqe ne kuader tė siperfaqes sė pėrgjithshme tė komunės merr pjes me 29 %.
Ky regjion pėrbėhet prej kėtyre fshatrave:

1. Zaplluxhe
2. Blaē
3. Bresanė
4. Kuklibeg
5. Kuk
6. Kosavė

7. Kapre
8. Bellobrad
9. Zgatar
10. Brrut
11. Zym
12. Rrenc

13. Pllajnik
14. Xėrxe
15. Shajne
16. Pllavė
17. Buqe
18. Brezne
19. Buzez

 

Resurset natyrore

Pozita gjeografike e Opojes eshte e atille qe jep nje kenqesi te vertet per te jetuar ketu.Malet e bukura te Sharrit dhe bjeshket fantastike e rrethojne kete treve.
Sharri pėr nga numri i liqeneve pas malit Rilla ne Bullgari zen vendin e dyt nė Europė, megjithatė Opoja ka vetem njė liqe i cili mjerisht pak shfrytezohet. Nė skajin veriperendimor tė fushgropės sė Opojės, nė rrėnzė tė Koritnikut, afėr Breznes ėshtė liqeni i Breznės i cili nė harta shenohet si Liqeni i Opojės. Ėshtė relikt i liqenit tė dikurshėm, uji i tė cilit mbulonte fush gropen e Opojės. Tani ky liqe ėshtė mjaft i reduktuar. Gjatėsia e liqenit ėshtėrreth 250 m, gjeresia rreth 100 m dhe thellsia maksimale deri nė 10 m. Uji nė mes ka ngjyrė te gjelbėrt, rreth brigjeve ka mbulesė shavari. Uji i tij hum nėpėr kanale nėntoksore. Supozohet se gurra e Poslishtit ėshtė uj i kėtij liqeni.

Opoja ka klime submalore nėpėr vende tė ulėta malore dhe malore. Verat jan relativisht tė shkurtėrta e tė freskėta, ndėrsa dimėrat jan tė gjatė dhe relativisht tė ftohtė.
Ky regjion nė tė gjitha anet ėshtė i rrethuar me kurora tė larta malore, edhe pėrkundrejt lartėsis sė madhe mbidetare qė ka dimėrat nuk jan shumė tė ftohtė. Latėsia mė e vogėl mbidetare nė Opojė ėshtė 1000 m nė fshatin Bardhaj (Bellobrad), ndėrsa mė e larta ėshtė nė Pllajnik nė lartėsi mbidetare prej 1350 m.
Muaji mė i ftohtė ėshtė Janari me mesataren -1.1 grade, ndėrsa mė i nxehti gushti me mesatare 19 grade.
Temperatura mesatare vjetore ėshtė 9.1 grade dhe nė pėrgjithsi temperatura e ajrit nė Opojė ėshtė relativisht e ulėt.

Vegjetacioni

Ne strukturen e vegjetacionit tė Opojes dominojn kullosat, ndėrsa pyjet mbulojn siperfaqe simbolike. Nė kohet e mehershme pyjet kan mbuluar siperfaqe me te medha se qė jan sot.
Kufiri i sotem i lart natyror i pyjeve ėshtė diku nė lartėsin mbidetare 1600 m ndėrsa ai i kullosave diku rreth 2200 m.

Prej llojeve mė tė pėrhapura tė drunjėve janė:

Ahu, lajthia, mėshtekna, dushku, thana, verri, dėllinja, shkoza, plepi, shelgu, rakita, plepi etj.

Prej bimeve mė tė pėrhapura janė:

Lulevjollcat, vjollca tringjyreshe, trumėzat, hithi i vdekur, shakullorja bukuroshja, lulėpranvera, trėndafilja e egėr, lulėdredhėza, kulpera, gjerokulli vjeshtor, lulėmali, lulėbora etj.  

 

Keto informacione jan marra nga: www.opoja.de

 

All Rights Reserved

Tė gjith drejtat jan tė rezervuara. Ndalohet publikimi, nė qdo far menye, i pa autorizuar ketij materiali. Falemenderoj tė gjith per mirkuptim dhe deshioj respekt.